Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H., banues në Divjakë është arrestuar nga policia pasi u kap duke prerë dru në pyllin e Divjakës.
Ndalimi i tij u bë pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme dru në pyllin e Divjakës(i cili është zonë e mbrojtur) dhe ka hedhur disa inerte që përbëjnë rrezik për dëmtimin e faunës në zonën mjedisore të mbrojtur me ligj.
Ai akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Transportimi i mbeturinave toksike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
Top Channel