Mbi 9.000 vajza 10-14 vjeç janë martuar në Iran gjatë pranverës së vitit 2021.
Qendra Statistikore Kombëtare e Iranit ka shpallur se 9,753 vajza të mitura nga 10 në 14 vjeç janë martuar gjatë pranverës së vitit 2021.
Gjatë së njëjtës periudhë janë martuar edhe 45.522 vajza nga 15 deri në 19 vjeç. Vajzat e mitura nga 10 deri në 14 vjeç kanë lindur 969 foshnja dhe vajzat e reja nga 15 deri në 19 vjeç kanë lindur 44,896 foshnja.
Provinca Sistan dhe Baluchestan kryeson për sa i përket martesave të fëmijëve. Numri i martesave të mbi 9000 vajzave nga 10 deri në 14 vjeç në pranverë 2021 tregon për një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Martesat e hershme të mbi 9000 vajzave të vogla, shembull i dhunës ndaj grave
Martesa e hershme në Iran është ndër shembujt më të dukshëm të dhunës ndaj grave nën sundimin e mullahëve.
Martesa e fëmijëve nënkupton përdhunim. Kur një burrë i rritur martohet me një fëmijë, ai abuzon me atë fëmijë. Martesa duhet të jetë pas përfundimit të pubertetit; përndryshe, nuk mund të ketë kuptim tjetër përveç përdhunimit.
Gjatë 9 muajve të vitit 2020 janë regjistruar 23.698 martesa të vajzave 10-14 vjeç. Në Iran, çdo 24 orë regjistrohen 100 martesa të fëmijëve nën 15 vjeç.
Top Channel