1.600 persona në Europë javën e kaluar humbën jetën çdo ditë për shkak të infektimit me Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi këtë të martë në Parlamentin Evropian.
Në fjalën e saj para eurodeputetëve ajo theksoi se “jemi dëshmitarë të një pandemie të të pavaksinuarve”, duke shtuar më tej se është shumë e nevojshme që të kuptohen arsyet se pse shumë qytetarë i shmangen vaksinimit, për të gjetur më pas rrugën e bindjes së tyre.
“Ka shumë nevojë për doza përforcuese për të imunizuarit, kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
We are fortunate to have enough vaccines in 🇪🇺
We need continue to educate and inform.
In the EU, an average of 1600 people died of #COVID19 every day last week.
This is why vaccinations and hygiene measures are an act of solidarity.
They save lives. pic.twitter.com/OgdEK7nabG
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 23, 2021
Ajo këmbënguli që vendet e BE-së duhet të ndjekin udhëzimet e instituteve shkencore për sa i përket vendimeve të marra në lidhje me pandeminë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se koordinimi i veprimeve mes vendeve të BE-së është thelbësor. Sipas tij, BE duhet të përballet me numrin e personave të pavaksinuar dhe të kundërshtojë dezinformimin, si hapi i fundit i nevojshëm për të kontrolluar pandeminë.
Von der Leyen dhe Michel i filluan fjalimet e tyre në sallën plenare të PE-së në Strasburg duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Top Channel