Ish-deputeti Edmond Stojku dhe Ilir Demaliaj ishin të ftuar sot në emisionin e pasdites në Top Channel,  “Top Talk “ për të komentuar berishizmin dhe situatën e nxehtë politike në vendin tonë.

Sipas Stojkut, berishizëm s’do të thotë vetëm mbështetje ndaj Berishës, por është frymë 30-vjeçare që ka pas liderin historik të PD-së.

Të dy të ftuarit janë në mendimin se pas vendimeve të Bashës qëndron Berisha, ndërsa janë pro një fryme të re dhe kundër një fryme të vjetër.

 “Ka dy aspekte në një vend, efektin e popull-formimit dhe shtet-formimit që kemi 108 vite që jemi bërë. Ne si popullatë mënyrën e kemi të vonshme dhe se kemi të formësuar që të jetë e palëvizshme siç janë ato evropiane. Në këtë aspekt doja të them që hyra në parlament treguam një vlerë shtet-formuese si popullatë. Kemi një aspekt legal të opozitës së bashkuar që i mori vendimet bashkë. Diskutohet se të paktën e artikuluar nga vetë Berisha ka disa muaj përpara vendimmarrjes. Basha nën hijen e Berishës do të ishte përcaktues në këtë vendim final”, tha Stojku.

“Berisha nuk ka koherencë por vetëm demagogji në kohën e tij politike. Gjendja erdhi në atë pikë edhe unë që të jem i sinqertë, për largimin e opozitës, ajo nuk po kishte fuqi më, Rama vetëm po tallej se po kapte institucionet  gjithandej. Gad father ishte Berisha, lëre çfarë thotë që i kam thënë Bashës jep dorëheqjen, Berisha nuk di gjë fare, por fatkeqësia e shqiptarëve është që nuk kanë kujtesë, nuk kanë kujtesë historike. Berisha e vendosi kryetar partie. Berisha ka qenë i pari që ka ngritur tezën për dorëzimin e mandateve, të dy kanë qenë bashkë dhe të dy kanë qenë përgjegjës për këtë gjendje. Foltorja përbën një grup militantësh që kanë përfituar nga Berisha. Në botën moderne një njeri nuk varet nga grupime moderne”, Demaliaj.

“Kemi dy fushëpamje Berishën si individ dhe berishizimin si frymë. Pikërisht këto asetet e PD nga Kulluri deri tek Kadilli që realisht janë të përgatitur, por problemi është që mbajnë si kauzë berishizmin nuk sjellin asgjë të re. Berishizëm s’do të thotë vetëm mbështetje ndaj Berishës, por është frymë 30-vjeçare. Ne këtu kemi element për të diskutuar. Individualizmi i politikës, nëse bëhet fjalë që Berisha dhe Basha kanë ndarë drejtimin, nuk e kanë ndarë, Basha ka qenë drejtues, Berisha ka qenë vendimmarrësi. Unë di të bashkëndaj mendimin publik për një parti, se unë jam pjesë e opozitës së bashkuar dhe jemi për një frymë të re dhe jo një model që nuk na ka çuar asgjëkundi. Variantin e opozitarizmit Basha nuk e kemi parë, se ka qenë një paraqitje skenike, pas shpalljes ‘non grata’ të Berishës do të kemi të drejtë të shikojmë”, tha Stojku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA