Gjithë çka presidenti e konsideroi si grusht shteti ndaj gjykatës kushtetuese nuk u arrit të provohej nga SPAK, që mbas dy viteve me dosjen ndër duar gjykata antikorrupsion i dha të drejtë dhe pushoi hetimet për ish kreun e KED Ardian Dvorani dhe ish ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ndonëse si të akuzuar për shpërdorim detyrë dhe përvetësim titulli gjendeshin katër zyrtarë, gjyqtari Ardian Dvorani vijon të mbetet në qendër të konfliktit me presidencën.

Por nëse kjo përplasje është një zgjatim nga e kaluara kur Dvorani gjykonte Ilir Metën, për gjyqtarin edhe presidenti është si çdokush tjetër që ka.

Dvorani: I kam gjykuar praktikisht të gjithë, edhe figurat më të larta publike dhe shtetërore të këtij vendi me akuzë apo me padi të ngritur ndaj tyre dhe unë kam mbajtur ato qëndrime që kam mbajtur të cilat nuk kanë lidhje me personin, por me cilësinë e tyre në atë proces, në cilësinë e të pandehurit, të të akuzuarit, e kështu me radhë dhe unë kam dhënë vendimet përkatëse ashtu siç ka qenë bindja ime për zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës.  

Anila Hoxha: A mund të jetë kjo një histori që presidenti nuk e harron?

Dvorani: Ky është problemi i tij, unë jam gjyqtar dhe gjykoj çështjet.

Këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj i pyetur në telefon nga Top Channel e konsideroi vendimin e pushimit të hetimeve si të papranueshëm, ndërkohë që të njëjtën gjë deklaroi në facebook edhe zëdhënësi i presidentit.

Megjithë emrat e tjerë që gjenden në listën e të kallëzuarve, klima konfliktuale është ngushtuar midis dy emrave.

Dvorani: Gjyqet para masave i takojnë një regjimi të kaluar. 

Dervishi: Zonja Etilda Gjonaj, Ardian Dvorani, Gentjan Deva.

Dhe derisa fusha e përplasjes të zhvendoset në gjykatën e Apelit të posaçëm ku presidenca do kundërshtojë mbylljen e hetimeve, për Dvoranin ka vetëm diçka të rëndësishme.

Dvorani: Të mos merren personalisht me gjyqtarët, por të merren me thelbin e çështjes. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA