Sarah dhe Dj PM kanë shprehur hapur tashmë pëlqimin e fortë që kanë për njëri-tjetrin.

Mes debateve dhe refuzimeve, Sarah i dhuroi puthjen e parë në buzë Pajtimit, pak ditë më parë.

Afrimiteti mes tyre u duk dhe ditët në vazhdim, teksa kur bënin prova në rolin e Elsës dhe Fredi (Pallati 176). Blogerja e puthi sërish artistin, ndërsa ishte xheloze për praninë e Antonelës.

Por deklaratat e PM këtë mbrëmje në spektakël ishin kontradiktore, kur tha se nuk është i sigurt nga Sarah, pasi ka bërë më shumë për të dhe blogerja ka bërë më pak nga ana tjetër.

Sarah u shpreh se ndoshta nuk do të krijojë një lidhje me Pajtimin në shtëpi, por sido që të jetë, tha se nuk do ta shoh larg vetes konkurrentin në shtëpi.

 

FOTO GALERI
1/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA