Ngrohja me energji në Kosovë/ Prishtinë, energjia po blihet me çmim më të shtrenjtë

23/11/2021 12:26

Pjesa më e madhe e qytetarëve në ditët e ftohta po ngrohen përmes energjisë elektrike.

Ata që jetojnë në pallate të reja tregojnë se nuk janë të kyçur në ngrohtoren e qytetit dhe ndërtuesit nuk kanë paraparë sistem për ngrohje me dru.

Ndërsa një pjesë e atyre që jetojnë në shtëpi, thonë se ngrohja me rrymë është më praktike.

Por, ngrohja e qytetarëve përmes energjisë elektrike ka dyfishuar konsumin e energjisë.

Përveç në krahasim me muajt e verës, rritje ka shënuar edhe tetori i këtij viti me tetorin e vitit të kaluar për 18 përqind, ndërsa nëntori 21 përqind.

Si pasojë e mos mbulimit të tërë kërkesës, Buzhala tregon se po importohet, por që çmimet janë pesë fish më të larta se vitin e kaluar.

Brenda vitit, në Kosovë shpenzohet 5.5 deri 6 teravat energji elektrike.

Nga kjo vlerë, 70 përqind shpenzohet nga ekonomitë familjare ndërsa vetëm 30 përqind nga konsumatorët industrial dhe komercial.

Top Channel