490 raste të tjera dhe nëntë viktima nga COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 212.865, ndërsa numri i viktimave 7.464.

Vendi po ashtu regjistroi 484 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 197.120 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.281.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.453.084 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.869 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA