Mjedisi, 30 vite shkatërrim/ Ambientalistët: Për inertet, përgjegjës është edhe shteti jo vetëm individët

23/11/2021 19:44

Rrugët, pyjet, dhe lumenjtë në vendin tonë kanë mbi 30 vite që pushton nga mbetjet e ngurta. Ambientalisti, Ened Mato thotë se natyra shqiptarë nuk po shkatërrohet vetëm nga aktiviteti ndërtimor privat, por në shumë raste bashkëpunëtor për një Shqipëri të ndotur bëhet dhe vetë shteti.

Ened Mato, Ambientalist: ” Vetë shteti në papërgjegjshmëri ka bërë shkatërrimin e shumë monumenteve të natyrës gjatë hapjes së rrugëve. Rasti i kanionit të Gjipesë kur është rikonstruktuar rruga dhe u hap sërish të gjitha inertet që u hapën në njërën krah u hodhën në krahun tjetër të kanionit, duke bllokuar kanionit e Gjipesë për rreth 3-4 vite, pasi ujit nuk kishte ku kalonte.

E njëjta gjë ka ndodhur në kanionet e Brarit, e njëta gjë ka ndodhur në rrugën e Kaninës sipër ku të gjitha inertet gjatë hapjes së rrugës hidhen anës rrugës. Ajo zonë duke qenë e gjitha në shkëmb nuk mund të lulëzoj më as bari, as bimësia nuk mund të bëjë më as rolin si peizazh. ”

Sipas ambientalistit Mato, për të gjetur dhe ndëshkuar shkatërruesin e natyrës është shumë e lehtë. Kamionët pasi shkarkojnë inertet, ngarkohen me rërën që gërryejnë nga lumi. Fatkeqësisht ky krim i dyfisht mjedisor nuk dëshkohet nga askush.

Ened Mato, Ambientalist: ” Kemi shembullin rreth kodrave të Tiranës dhe Lumit të Erzenit. Të gjitha komplekset që janë ndërtuar atyy, dhe pse kushtojnë nga 400-450 mijë euro mbetjet e ndërtimeve i kanë hedhur të gjitha në Erzen. Shpesh herë janë dhe kompanitë që kanë licencë për marjen e në lumëose për rehabilitmin e lumit që hedhin inerte dhe merrnin rërën nga lumi.

Kjo gjë u kushton qytetarëve shqiptar shumë marramëndese parash. ”

Edhe pse Top Channel prej ditësh tregon vend depozitimet e inerteve, deri me tani polica e shtetit nuk ka dhenë asnjë emër kompanie apo individi që krijon katastrofa mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA