Kryeministri Kurti: I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari

23/11/2021 10:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, kryesisht qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë, ndërsa në postim shkruan:

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”.

Top Channel