Memedi Kadri është një prej shoferëve të autobusit që mbeti i vdekur mes 45 viktimave në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
Nga kjo tragjedi mbijetuan vetëm 7 persona që janë në spital duke marrë trajtim mjekësor.
Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet cili ishte në timon gjatë tragjedisë.
Një tjetër viktimë është vajza vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës, Sumeja Brava, 27 vjeçe.
Top Channel