Humbi motrën dhe dhëndrin në tragjedinë në Bullgari, prek familjari: Ma dogje shpirtin, ike pa u përshëndetur!

23/11/2021 14:16

45 viktima, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin ktheheshin nga Turqia u përplas me bordurat mbrojtëse në autostradë dhe shpërtheu në flakë.

Vetëm 7 persona kanë mbijetuar që mundën të thyejnë xhamat edhe të dalin nga mjeti, ndërsa janë jashtë rrezikut në spitalin e Sofies.

Në mesin e 45 viktimave ka humbur jetën dhe motra me kunatin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.

Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja. Në duart tua u rita, me nënën të zëvendsoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkruan Selami, transmetojnë mediat maqedonase.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA