Një familje u shua në tragjedinë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Bëhet fjalë për familjen Ahmeti nga Shkupi, të përbërë prej 4 anëtarësh, përkatësisht prindërit me dy fëmijët e tyre binjak. Ata janë identifikuar si Avni Ahmeti, 36 vjeç, Xhihan Ahmeti, 35 vjeçe dhe Alban e Luan Ahmeti, katër vjeç.

“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë.

Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 45 persona janë djegur në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”, shkruajnë mediat bullgare.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA