Një tjetër çift shqiptar, Lulzim Sulejlmani dhe Medina Lutfiu, te fejuar vetëm pak ditë më parë, janë në mesin e pasagjerëve të mbijetuar nga tragjedia shqiptare në Bullgari, ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona, mes të cilëve edhe dy shoferët.
Edhe ata kishin udhëtuar drejt Stambollit për të festuar bashkimin e tyre. Aktualisht, janë të shtruar në një spital në Sofje ku po marrin ndihmë mjekësore.
Vetëm 7 arritën të shpëtojnë e po marrin trajtim në një spital të Sofjes dhe të gjithë ata kanë djegie në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Fatkeqësisht, shumica e viktimave në aksidentin tragjik ishin shqiptarë; ata po ktheheshin në Shkup nga Stambolli ku kishin qëndruar për një vizitë tre ditore.
Bullgaria është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit. Në 2018-tën, 17 turistë vendas vdiqën atje pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit së tyre. Aksidentet zakonisht janë shkaktuar prej kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë.
Top Channel