25/11 08:36
Të paktën nëntë persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi të pleqve në Bullgarinë lindore.
Zjarri ka shpërthyer në fshatin Rojak, pranë qytetit Varna në bregun e Detit të Zi.
Georgi Georgiev, një zyrtar lokal në Dilgopol në Royak, u tha gazetarëve se arsyeja e zjarrit nuk është përcaktuar ende.
Georgiev tha se zjarri filloi në çatinë e ndërtesës, si pasojë humbën jetën nëntë banorë të moshuar, ndërsa 49 persona të tjerë u shpëtuan.
Ai shtoi se pesë zjarrfikës që iu përgjigjën zjarrit parandaluan përhapjen e flakëve në katet e poshtme.
Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve të qytetit Varna, Tihomir Totev, tha se të moshuarit e shpëtuar janë transferuar në një hotel në fshatin Asparuhovo.
Top Channel