Bruksel, mijëra persona protestuan kundër shtrëngimit të masave ndaj COVID-19

23/11/2021 00:59

Në Belgjikë u shënuan përleshje në protestën ku morën pjesë mijëra njerëz kundër shtrëngimit të masave pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Rreth 35 mijë persona u mblodhën përpara stacionit të trenit verior në Bruksel të cilët në kuadër të marshimit “Së Bashku për Liri” marshuan drejt sheshit ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian. Turma e cila për një kohë paqësisht hodhi slogane për “liri”, sulmoi më pas policinë me sende të ndryshme, përdori lëndë piroteknike si dhe dogji barrikadat dhe koshat e mbeturinave.

Në ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion u plagosën 3 policë dhe 1 protestues. Në protestën ku u bënë të papërdorshme 6 automjete të policisë u arrestuan 44 protestues.

Organizatorët e protestës në një deklaratë me shkrim theksuan: “Dënojmë masat kufizuese të lirisë të cilat nuk janë zgjidhje konstruktive për shërbimin shëndetësor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA