‘Besa Trans’ u padit 4 herë në 2021/ 45 persona humbën jetën, Pajaziti: Autobusi ishte jashtë parametrave teknik, dyshohet se shpërthimin e ka shkaktuar…

23/11/2021 13:34

Një aksident i rëndë ku humbën jetën të paktën 45 persona ndodhi në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Bullgari, mes tyre 12 fëmijë.

Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në rrugët e Bullgarisë.

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të COVID në vitin 2021. Kështu u shpreh Naser Pajaziti për ‘Shqipëria Live’, ndërsa më tej shtoi se nëse do të respektoheshin protokollet në autobus duhet të lejoheshin vetëm 25 udhëtarë.

Pajaziti tregoi se si kishte ndodhur ngjarja, ku autobusi fillimisht humbi drejtimin dhe më pas u përplas me mbrojtëset anësore të autostradës.

Kjo përplasje ka vijuar për 50 metra rresht dhe si pasojë e fërkimeve ka pasur shkëndija të shumta që kanë shkaktuar edhe zjarrin, ndërsa dyshohet se ka patur edhe një rrjedhje të karburantit, teksa nxehtësia e kondicionerit me naftën mendohet të kenë shkaktuar shpërthimin.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës dy të mëngjesi të sotëm. Shoferi fillimisht ka humbur drejtimin dhe autobusi është përplasur me parmakët, mbrojtëset e autostradës. Ka ecur kështu për 50 metra, dhe nga fërkimet e ndodhura ka pasur shkëndija dhe ka marrë flakë. Dyshimet e para janë se në pjesën e përparme të autobusit ka patur kanistër me naftë, ka patur rrjedhje të karburantit. Nga nxehtësia e kondicionerit me naftën ka shkaktuar shpërthimin.

Kjo kompani ka që nga vitit 2011 që organizon eksursione. Gjatë pandemisë ka pasur 4 kallëzime penale për shkak të mos respektimit të protokollit. Në të shumtën e rasteve këto autobusë janë jashtë parametrave dhe merren autobusë të vjetër. Zakonisht shumë kompani i shmangen kompanive teknike.

Autobusët janë së paku 15 vite të vjetër. Ende nuk ka një vendim final. Janë të akuzuar 7 persona, mes tyre pronari i kompanisë. Sipas masave anticovid duhet të ishin 25 udhëtarë në këtë autobus. Në vend të 52 qytetarëve duhet të ishin 25, tha Pajaziti.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA