Bayerni i ofron rinovimin mbrojtësit, Chelsea synon të përfitojë

23/11/2021 14:41

Kontarata e Niklas Sules me Bayern Munich përfundon në verën e vitit 2022 dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet paraparke me menaxherët e mbrojtësit për kushtet e reja të rinovimit të kontratës.

Aktualisht futbollisti ndodhet i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe çështja e të ardhmes së tij ka kaluar në plan të dytë.

Pavarësisht kësaj, drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic gjatë bisedimeve u ka parashtruar menaxherëve të lojtarit përmirësime në përmbajtjen e kontratës.

Aktualisht Sule përfiton një page bruto prej 8 milionë eurosh, por në rast se lojtari vendos të qëndrojë do të përfitojë një page prej 10 milionë eurosh në sezon.

Gjithsesi Bayerni duhet të nxitojë, pasi klubet angleze me në krye Chelsea do të bëjnë maksimumin për të rrëmbyer Sulen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA