Asgjësohet një minë e Luftës së Dytë Botërore

23/11/2021 22:52

Ushtarët libianë me mbështetjen dhe stërvitjen e ushtrisë turke, asgjësuan një minë nënujore të periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Detin Mesdhe, afër bregut të Libisë.

Sipas njoftimit nga Ministria turke e Mbrojtjes, ushtarët libianë asgjësuan minën të hënën, falë trajnimit dhe mbështetjes së ofruar nga Komanda e grupit operativ të ushtrisë turke për Libinë.

“Afër bregut të Khoms-it në Libi, Komanda e rojës bregdetare e sektorit qendror të marinës libiane asgjësoi një minë kontakti të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore nën mbikëqyrjen e ekipit tonë SAS, Mbrojtja Nënujore”, sipas ministrisë në Twitter.

Ushtria turke ndodhet në Libi me ftesë të qeverisë libiane, sipas marrëveshjes dypalëshe të sigurisë nga nëntori i vitit 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA