Aksidenti tragjik/ Bullgaria nesër shpall ditë zie

23/11/2021 17:55

Nesër më 24 nëntor Bullgaria do të shpall ditë zie. Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Bullgarisë Galab Donev.

Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive, zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës.

Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave.

“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës.

Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus ka marrë flakë në autostradën e Strumës. 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u lënduar/Zhurnal.mk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA