Rreth 340 mijë mjete qarkullojnë në Shqipëri të vitprodhimit poshtë 2004-ës, të cilat nuk plotësojnë standardin e ndotjes mjedisore Euro4.

Vendimi që qeveria mori për të ndaluar hyrjen e këtij vitprodhimi të makinave nga 1 janari i 2020-ës duket se nuk ka dhënë efekt të plotë, kur shumica e mjeteve në qarkullim janë poshtë vitit 2004.

Makina është e vitprodhimit të 2004-ës.

A ju ka nxjerrë probleme në kolaudim?

Jo nuk kemi pasur, sepse në fakt edhe shërbimet ia kemi bërë të gjitha.

A e keni menduar të merrni një makinë vitprodhim më të ri?

Po, por nuk i kemi mundësitë”.

Ka pasur raste që na kanë kthyer, por kemi bërë shërbime dhe kemi kaluar në rregull”, thotë një qytetar.

Për ekspertin rrugor Artur Sulçe pavarësisht se qytetarët mund t’i bëjnë shërbimet makinave të vit-prodhimeve të vjetra, ato vazhdojnë të ndotin në nivele shumë të larta:

 “Lëvizja e flotës së mjeteve, duke u bashkuar pastaj edhe me faktin se serviset nuk janë aq të kontrolluara ,nuk merret shërbimi i tyre apo lloji pjesëve të cilët zëvendësohen apo edhe elementë të tjerë që lidhen me perfomancën e mjetit nuk përputhen. Atëherë këto elementë problemet më të mëdha t’i jep tek ndotja një, dhe tek ndotja e qyteteve të motorizuara si Tirana, Durrësi.”

Statistikat nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se regjistrimi për herë të parë i makinave poshtë 2004-ës vazhdojnë. 3 mijë mjete të tilla i janë shtuar qarkullimit deri në tetor në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA