SHBA/ Babë e bijë me automatikë në krahë ecin përkrah protestuesve kundër lirimit të vrasësit nga gjykata, ‘për t’i mbrojtur’ (fotot)

22/11/2021 20:58

Një dyshe babë e bijë me automatikë AR-15 iu bashkuan sot turmave të protestuesve në Kenosha te SHBA, duke marshuar kundër vendimit revoltues të gjykatës për lirimin e Kyle Rittenhouse, vrasësit të dy protestuesve vitin qe shkoi.

Qindra amerikanë dolën përsëri dot në rrugët e Wisconsin për të protestuar kundër çlirimit të 18-vjeçarit Rittenhouse nga të gjitha akuzat, i cili vrau me armë dy të rinj dhe plagosi seriozisht një tjetër, të gjithë të racës së bardhë, gjatë protestave kundër dhunës së policisë një vit më parë.

Demonstrata ishte një nga shumë të zhvilluara në qytetet e SHBA gjatë fundjavës disa prej të cilave u bënë të dhunshme me thyerje e kaos në rrugët e qyteteve si Portland, Chicago e New York.

Duke kundërshtuar verdiktin shumë qytetarë kanë dalë të armatosur në rrugët e Kenosha prej të dielës, duke shprehur zemërimin e tyre para gjykatës që liroi vrasësin.

Mes tyre ishin dhe 50 vjeçari Erick Jordan, 50, me të bijën 16 vjeçare Jade, 16, të cilët thanë se po patrullojnë demonstratën me armë për të mbrojtur protestuesit.

Jordan tha për NY Post: “Merremi me sigurinë për grupe të ndryshme. Këtyre po u bëjmë një favor”.

Ai shtoi se bashkë me të bijën ishin ftuar nga organizatorët e protestës, në të cilën shiheshin parrulla si ‘I gjithë sistemi është fajtor’ apo ‘Policët dhe fashistët japin leje për të vrarë në SHBA’.

50-vjeçari tha se kishte stërvitur të bijën Jade në përdorimin e armëve që prej moshës pesë vjeçare, por ajo ishte lejuar të mbante një të tillë vetëm kur ishte 14 vjeç.

FOTO GALERI
2/15
50-vjeçari tha se kishte stërvitur të bijën Jade në përdorimin e armëve që prej moshës pesë vjeçare

Top Channel