Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, prezantuan sot paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.
Rama tha se paketa e re parashikon shumë lehtësira për bizneset dhe mundësi për të rinjtë.
Në lidhje me buxhetin e 2022 për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se qeveria shqiptare do vazhdojë të mbajë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe pa TVSH deri në 100 milionë lekë xhiro.
“Uroj që ky shi të jetë bereqet për ju. Biznesi i vogël është pa diskutim forca me e përkrahur dhe me e mbështetur nga qeveritë tona, edhe pse ishin 60 mijë, gjatë periudhës 2006-2013, kanë paguar 19 miliardë lekë tatime, nga 2014 e këtej tre herë më pak, edhe pse ishin mbi 100 mijë, diferenca ka hyrë në familjet e këtyre sipërmarrësve të vegjël. Bëhet fjalë për një diferencë 133 milionë dollarë.
Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël, janë 2,400 biznese të vogla më shumë para mbylljes nga pandemia. Për të gjithë ata që janë të interesuar për më shumë shkolla etj, nga biznesi me 100 milionë lekë xhiro nuk kërkohet asnjë taksë, por duke u fiskalizuar mbyll shtigjet për të mëdhenj që ta përdorin atë .
Ministrja që vjen nga drejtimi i tatimeve, dhe ka lënë një gjurmë të mirë, janë këtu për të garantuar kapërcimin e një niveli më të mirë, për të larguar dorën e tatimoreve nga fyti i çdo biznesi. Ministrja dhe drejtori kanë hartuar një strategji të re për të qasur biznesin , se ende se kemi të plotë fiskalizimin, që ti japim fund gjobëvënies për llogari të shtetit”, tha Rama.
Rama tha se ka një fond prej 250 mln lekë fond për start upe dhe shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
“Dhe, ndërkohë duke shtyrë sa më shpejt procesin e fiskalizmit bashkë me të gjithë procesin tjetër. Mbështetja për të rinjtë, ata që kanë ide novative, për start up-e, nuk është vetëm në këtë zonë të buxhetit po është horizontal vullneti për tu përfshirë në këtë të valë të re zhvillimi.
Faktet flasin dhe për të rinjtë në fshatra që janë të punësuar jashtë pa lëviz fare nga shtëpia, ndërkohë që ne duam të shtyjmë me mbështetje financiare ata të rinj që duan të futen në biznes përmes teknologjisë. 7 programe synohen të nxiten për rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 milionë lekë fonde për start up, fond të veçantë për garancinë rinore, ku çdo i ri në 29 vjeç, do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim”, tha Rama.
Rama ka bërë me dije se Zyrat e Punës do të ristrukturohen, pasi sipas tyre janë pasive, e ndërsa tha se bizneset e vogla do përfitojnë fonde nga shteti për trajnimin e kandidatëve.
“Dy masa që janë me impakt për paketën e fiskalizimit: janë e para rritja e pagës minimale me 300 mijë që të shkojë në 400 brenda mandatit, këtu ne po punojmë me një skemë për bizneset.
Jemi në punë e sipër po këtu duam të ndërlidhim atë që janë me ndihmë ekonomike të punojnë, pra ata që nuk kanë probleme shëndetësore, një pjesë e paguajmë ne, një pjesë e paguan biznesi, kjo ndihmon dhe në hapjen e vendeve të punës për njerëzit në nevojë.
Ne sot kemi pagë pa taksë atë deri në 300 mijë lekë, me paketën e re nuk taksohet më as ajo 40 mijë lekë, është një stimul pozitiv.
Ka vende të lira pune plot, por ajo që kemi vënë re është se një pjesë e madhe e këtyre vende duan një kualifikim të caktuar, sot, edhe kamarier në një numër të konsiderueshëm strukturash nuk mund të hysh nga rruga, duhet një trajnim, jo më për disa profile të tjera, për këtë arsye ne kemi vendosur një buxhet që sërish duhet riorganizuar së bashku me biznesin dhe duke e përdorur fuqinë që ti sjellim njerëzit drejt vendit të punës.
Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim, se është pasive. Deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël, tani kush del nga 140 e lart do paguajë taksën”, tha kryeministri.
Top Channel