Putin merr dozën e tretë; mësohet sekreti i vaksinës së përdorur

22/11/2021 15:59

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tretë të vaksinës ruse njëdozëshe, Sputnik Light, raportuan mediat shtetërore.

Shefi 69 vjeçar i Kremlinit u vaksinua së pari në 23 mars e paskësaj në 14 prill. Ndonëse asokohe u mbajt i feshtë informacioni se cfarë vaksine ishte përdorur për presidentin rus, tani mësohet se ai ka marrë pikërisht Sputnikun.

U rivaksinova sërish. Nuk ndjeva asgjë, gjendja ime është mëse normale. Gjithcka është në rregull”, tha Putin.

Vetëm 44% e popullsisë ruse rezulton të jetë imunizuar pjesërisht kundër koronavitusit, dhe gati 37% besohet të jenë të vaksinuarit me dy doza.

Shifrat e infektimeve sa vjen e rriten në vend dhe Putini fajëson për këtë vec të tjerash, edhe ngurrimin e popullatës për t`u vaksinuar.

Nuk e kuptoj se cfarë po ndodh. Ne kemi një vaksinë të sigurt dhe efikase. Ajo vërtet që e redukton rrezikun e sëmundjes, komplikacionet e renda dhe vdekjet”, qe shprehur ai.

Rusia së bashku me Britaninë, Gjermaninë, Turqinë e Ukrainën shënuan së fundi rritje të të rasteve me COVID-19 në masën mbi 50 për qind.

Numri i vdekjeve është shtuar po ashtu. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha disa ditë më parë se jetët e humbura në baza ditore janë mbi 4,000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA