Makina del nga rruga në aksin Burrel-Milot/ Lëndohet drejtuesi dhe pasagjerja
22/11/2021 10:51
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Milot. Policia njofton se si pasojë është lënduar drejtuesi dhe pasagjerja, por janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor Burrel-Milot, shtetasi D. S., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja B. S., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel