Gruaja përfundon në spital, dyshohet se ka pirë fotoksinë
22/11/2021 20:32
Një 66 vjeçare banuese në Ninat të Konispolit është transportuar në spital sot, pasi dyshohet se ka pirë fotoksinë.
Nuk dihet ende shkaku dhe gjendja shëndetësore e saj.
“Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fotoksinë”, sipas policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel