Ftesë në 5/ “Na e sillni përbindshin t’ia grijmë mishin copë-copë”, tezja e Mateos mbledh fshatin: Na janë tharë lotët!

22/11/2021 18:18

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit përmes një lidhje direkte tezja e Mateos, Martina Zeka.

E shoqëruar nga banorë të tjerë të fshatit, mes tyre edhe fëmijë, ajo pohoi për “Ftesë në 5” se kërkon që familjarët të vendosin drejtësi për Mateon me duart e tyre.

“Klodian Çalamanin dorëzojeni tek nëna e djalit që po ha dhe. Ta vrasi nëna dhe babai me duart e tyre, t’ia presin mishin copë-copë”, tha mes lotësh ajo.

E pyetur nag Bieta nëse kishin dyshime mbi një bashkëpunëtor të dytë të Çalamanit, tezja mohoi të kishte informacion.

Thirrja e saj për drejtësi mes lotësh e vajtimesh preku të ftuarit në studio. Pastor Paulin Vilajeti u përpoq t’i qetësonte, por nuk mundi të mos përlotej edhe vetë.

Top Channel