Zoran Zaev zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e spozgjedhur të Bullgarisë, ja çfarë është diskutuar

21/11/2021 22:50

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka telefonuar Rumen Radev, pasi ky i fundit u zgjodh si president i Bullgarisë.

Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike, me çka edhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta