Zarf i bardhë në shtëpi, Pajtimi refuzon të darkojë me Sarën
21/11/2021 23:40
Pas lojës me debate, në shtëpi mbërriti një tjetër zarf i bardhë.
Ai lajmëroi se një darkë e veçantë është përgatitur për dy prej banorëve.
Banorët në unanim do duhet të vendosnin për emrin e një djali dhe një vajze që do ta shijonin këtë surprizë.
Ata propozuan emrin e Sarës dhe Pajtimit por ky i fundit e refuzoi i revoltuar.
“Nuk pranoj absolotisht. Nëse këmbëngulni do marr valixhet do iki”, -tha ai.
Edhe pas një ftese më zyrtare nga vetë Sarah ai insistoi se nuk dëshiron të konsumojë një darkë me të.
Top Channel