U kap me mallra kontrabandë në garazhin e banesës, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër

21/11/2021 13:25

Një 52-vjeçar, i identifikuar me inicialet H.N., ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap me mallra kontrabandë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA