Sarandë/ E moshuara rrëzohet nga soleta e banesës, përfundon në spital në gjendje të rëndë

21/11/2021 12:07
Foto ilustruese

Një 72-vjeçare në Sarandë ka përfunduar me urgjencë në spital pasi është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:28. Forcat blu bëjnë me dije se e moshuara, e identifikuar ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA