
Çifti i parë që nisi lojën ishte pikërisht Donaldi dhe Monika.
Moderatorja zgjodhi për ta temën për të cilën do të debatojnë.
Dyshes iu përcaktua të diskutonin pikërisht për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.
Donaldi zgjodhi të lokalizohej kundër kësaj teme, duke përdorur si argument kyç faktin se asnjë qënie humane nuk mund të ketë të drejtën të vendosë për jetën e një tjetri.
” Jam kundër sepse vetëm Zoti e ka atë të drejtë. Askush nuk mund të vendosë të marrë jetën e dikujt”, -tha ai.
Nga ana tjetër Monika, e cila e mbrojti këtë tezë, argumentoi se vrasjet që bëhen në rrethana të rënda duhet të dënohen me vrasje.
“Personat të cilët vrasin fëmijë ose vajza për mua duhet të dënohen me vdekje. Rikthimi i këtij dënimi do ta përmirësonte shoqërinë”,- tha ajo.
Pasi ndoqën debatin, banorët votuan duke shpallur si më bindëse argumentat e dhëna nga Donaldi.
Top Channel