Paraburgimi i Vlorës ku mbahet vrasësi Klodian Çalamani është rrethuar nga familjarët e 8 vjeçarit Mateo Vasiu paraditen e të dielës.
Me pankarta në duar ku ishte stampuar fotoja e Mateos, familjarët kërkuan nxjerrjen nga paraburgimi të monstrës që u përfshi në krimin makabër. Ata kanë tentuar të hynë në ambientet e paraburgimit duke u munduar të shqyejnë derën kryesore.
“O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij qeni”,
Në Vlorë ishte edhe nëna e Mateos.
“ Dil maskara që aty. Të thotë përse e vrau. Të thotë të vërtetën”
Në mungesë të besimit ndaj organeve të drejtësisë, kjo ishte tentativa e dytë e të afërmve të Mateos për të bërë vetë-gjyqësi.
Të enjten kur në gjykatën e Fierit po mbahej séanca gjyqësore e dhënies së masës së arrestit për Klodian Çalamanin, familjarët mësynë në ambientet e gjykatës në tentativë për tu përballur me vrasësin e Mateos.
Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për vrasësin e 8-vjeçarit, krim që tronditi Shqipërinë dhe prodhoi një kërkesë masive për rikthimin e dënimit me vdekje .
Aktualisht 38-vjeçari Calamani, po mbahet në izolim dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.
Top Channel