Edhe pse vetëm pak ditë si banore e shtëpisë, Antonela duket se ka qenë në shënjestër të Beniadës.

Ajo e ka ironizuar shkodranen për vëmendjen e madhe që i kushton paraqitjes fizike.

“Edhe ne jemi të bukura. Pse nuk kemi trup ne? Nuk kemi sy ne? Nuk dimë të vishemi ne?”,- tha ajo teksa bisedonte me Fifin.

Më tej ajo nuk u kursye edhe ta imitonte Antonelën për orët e gjata dhe gjestet e bëra përpara pasqyrës.

“Të gjithë shihemi në pasqyrë por nuk bëjmë ashtu. Shihemi 2 minuta dhe kaq, nuk rrimë dy orë. Nuk ka nevojë të bëjmë veprime kot”,- shtoi ajo.

Beniada gjithashtu iu drejtua vetë Antonelës me këto fjalë: Ke ardhur dhe po na tregon se je e bukur? Prit se ke rrugë përpara.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA