24/11 22:56
Festivali i Filmit në Berlin (Berlinale) konfirmoi përmes një komunikate fillimin e edicionit të ardhshëm të planifikuar për në shkurt 2022.
”Risia e këtij eventi është se në të do të kenë akses vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19, por jo për ata që do të paraqesin vetëm një tampon negativ”, njoftoi drejtoresha ekzekutive e festivalit Mariette Rissenbeek.
”Kemi parasysh edhe rregullat e miratuara në Gjermani që parashikojnë përveç Greenpass edhe një tampon të vlefshëm, por do të zbatojmë me rigorozitet rregullat”, theksoi ajo.
”Sigurisht rritja e shpejtë e infeksioneve në Gjermani është “shqetësuese”, shtoi Rissenbeek. Edicioni i mëparshëm i festivalit u mbajt në një format digjital.
Top Channel