Ky territor është pjesë e zonës industriale të Kavajës ku dikur ngrihej fabrika e qelqit. Aktualisht, ai është shndërruar në vendgrumbullim të paligjshëm të mbetjeve të ngurta. Subjekte të ndryshme, por edhe individë që ndërtojnë vijnë dhe depozitojnë këtu inertet dhe askush nuk kujdeset për to.
”Janë hedhur ime se nuk ka rregull. -Nuk i pastron askush? Jo. Ashtu i kanë lënë. -Keni kërkuar të pastrohen? Kemi kërkuar?! Kush na vështron ne?!”
”E ka bashkia në dorë. Nuk e kemi ne. Ne qytetarë të thjeshtë jemi.”
”I pastroi njëherë bashkia para 5-6 muajsh, po prapë i hedhin këtu. Nuk e di kush. Nuk shoh gjë unë. Këto janë robt tonë.”
Kjo situatë dhe ndotja që ajo shkakton janë tejet shqetësuese për banorët dhe veccanërisht për shëndetin e sigurinë e fëmijëve që shpesh lozin në këtë zonë.
”Na shqetëson gjendja se vijnë dhe fëmijët që lozin se nuk kanë vend ku të luajnë. As lodra nuk ka. Ccdo ditë hidhen mbeturina dhe inerte. Papastërti që ndosin ambjentin e kjo përkthehet me sëmundje të ndryshme te njeriu…. sa më hapësira të mëdha si kjo të përdoren për fëmijët aq më mirë.”
”S’i dihet ç’do të bëhet ky vend.”
Top Channel