Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri “Po të shikoni në kalendarin, unë jam në maj. Në maj jam bërë mama dhe po në maj kam bërë seancën e parë të kimioterapisë, por buzëkuqin e kam mbajtur gjithmonë se më dukej si armë mbrojtëse” .
Mesazhi i gazetares Rezarta Reçi, e cila po lufton me kancerin e gjirit troket për të gjithë pasi përveç terapive dhe mbështetjes ato kanë nevojë të ndihen mirë.
Këtë zgjodhi Eni Lena, të zbukurojë një ditë me profesionalizmin e saj falas disa gra që po luftojnë fort sëmundjen vdekjeprurëse dhe portretet e tyre i shndërroi në kalendar të cilat u ekspozuan në qendrën për hapje dhe dialog pranë Kryeministrisë.
Duke i vendosur gratë në faqet e secilit muaj në këtë kalendar ky mesazh shkon për të gjitha ne gratë dhe vajzat se kontrollet e gjirit duhet të bëhen në çdo muaj dhe jo vetëm në Tetor.
Top Channel