Librazhd/ Ndeshje miqësore mes bashkisë dhe ekipit të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri

21/11/2021 15:12

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ndeshjen miqësore të futbollit që u zhvillua në qytetin e Librazhdit mes ekipit të Bashkisë dhe ekipit përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në fjalën e tij pas ndeshjes Balla deklaroi se njëlloj si në Elbasan Arena për kombëtaren kuq e zi edhe në Librazhd nuk humbim asnjëherë.

Balla tha gjithashtu se ky aktivitet sportiv shërben edhe si një prezantim i vlerave kulturore të Librazhdit, i cili është një destinacion i rëndësishëm turistik, sepse ka një klimë shumë të mirë si dhe ka parkun më të madh në Shqipëri atë të “Shebenik-Jabllanicë si dhe gjithë luginën e Shkumbinit, e cila është një nga gurët e çmuar i atraksioneve turistike të Librazhdit”, deklaroi Balla.

Ndeshja përfundoi në rezultatin 4-3 për vendasit. Për Bashkinë golat u shënuan nga Balla, Gurra, Hajdari dhe Hasaballa.

Ndërsa nga ekipi i Trupit diplomatik golat u shënuan nga Hassan 2, Francis 1.

“Në këtë ditë pushimi mikprita në qytetin tim për një ndeshje miqësore futbolli ekipin përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri. Njëlloj si në Elbasan Arena😉 për kombëtaren👐🏼🇦🇱 edhe në Librazhd nuk humbim asnjëherë. Kush ka kohë ta shohë të gjithë videon, të japë edhe vlerësimin për golin e fitores të sulmuesit që mban numrin 10 për të gjelbërit e Sopotit”, tha Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta