Antonelës dhe Fifit i është përcaktuar të inskenojnë një debat lidhur me angazhimin e fëmijëve në rrjetet sociale.

Antonela duhet të mbronte tezën pro të çështjes dhe si e tillë u shpreh se është mëse e pranueshme që një fëmijë të ketë llogaritë e tij në platforma sociale.

“Unë si prind mund t’i hap fëmijës tim adresa në rrjetet sociale, mund ta reklamoj, mund t’i përgatis një karrierë dhe pse jo të fitoj në këtë mënyrë”,- u shpreh ajo.

Këtë mendim e kundështoi kategorikisht Fifi e cila tha e vendosur se fëmija nuk është për tu reklamuar apo shitur.

Modelet që fëmijët marrin nga rrjetet sociale janë tepër të dëmshëm sipas saj duke kërcënuar ndjeshëm edhe shëndetin psiqik dhe emocional të fëmijës.

“Aty ke vetëm modele, trende, fenomene toksike. Unë i besoj shumë edhe këtyre besëtytnive të syrit të keq dhe besoj se nxjerrja tepër e fëmijës mund t’i bëjë keq edhe në këtë aspekt”,- tha ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta