Debat pro dhe kundër/ ”Vëllai i Madh” i vendos banorët në një tjetër provë
21/11/2021 21:38
Mbrëmjen e sotme banorët i janë nënshtruar një tjetër loje.
“Vëllai i Madh” i ka kërkuar atyre të ndahen në çifte dhe të zhvillojnë një diskutim pro dhe kundër për tema të përzgjedhura rastësisht.
Moderimi i këtij aktiviteti i është besuar Sarah Berishës.
Ajo ka lajmëruar grupimet e banorëve dhe gjithashtu temat respektive për secilin prej tyre.
Çështjet që u diskutuan ishin nga më të ndryshmet, duke filluar që nga dënimi me vdekje, homoseksualizmi apo përfshirja e fëmijëve në rrjetet sociale.
Top Channel