24/05 15:52
Giuseppe Rossi është një nga pengjet e futbollit italian. Sulmuesi i talentuar ka veshur fanellat e klubeve si Manchester United, Villareal, Fiorentina dhe Parma, teksa numëron 30 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren italiane.
Dëmtimet e shumta nuk e lejuan që të zhvillonte karrierën që meritonte. 34-vjeçari ndodhej pa ekip prej 1 janarit, datë kur i dha fund aventurës me amerikanët e Salt Lake.
Rossi është rikthyer në Itali dhe ka firmosur me skuadrën e Spal, që garon në Serie B. Sulmuesi ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse Spal ngjitet në elitën e futbollit italian.
Top Channel