Një zjarr i madh shpërtheu në një godinë shumë pranë Operës së Parisit, në qendër të kryeqytetit francez, duke bërë që shtëllunga tymi të ngriheshin në ajër, ndërsa njerëzit u përfshinë nga paniku.
Skuadrat zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje, ku rruga në të cilën ndodhet godinë u blloku dhe njerëzve iu bë thirrje ta shmangnin kalimin në atë zonë.
Gati 100 zjarrfikës u grumbulluan në vendngjarje për të luftuar me flakët. Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, ndërsa nga episodi nuk pati viktima.
Episodi risolli në kujtesë ngjarjen tronditëse të 15 prillit 2019, kur një zjarr masiv shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit, Katedralen e Notre Dame. Ndonëse u arrit të shpëtohej struktura kryesore prej guri e
ndërtesës gotike 850 vjeçare, por maja dhe e gjithë çatia e saj u shemb, e dëmet qenë të konsiderueshme.
Presidenti francez Emmanuel Macron shpreson që katedralja të rihapet në 2024-ën, kur Franca organizon Lojërat Olimpike, dhe të ketë të njëjtin dizajn.
Top Channel