Zhvatnin shtetas të huaj përmes ‘Call Center-it’ për investime me bursa, jepet masa e sigurisë për 8 të arrestuarit, në kërkim ‘tre kokat’ e grupit

20/11/2021 14:16

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ për të gjithë të arrestuarit e operacionit policor, ‘North Forex’, të zhvilluar dy ditë më parë në qytetin verior.

Operacioni goditi një rast të mashtrimit të qytetarëve të huaj, nga Call centerat në Shqipëri, për investimet në bursa.

Personat e arrestuar dhe ata në kërkim u ndaluan pak ditë më parë nga policia e Shkodrës për shkak se prokuroria i akuzonte për veprat penale“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Dyshohet se personat e ndaluar ishin pjese e një grupi të cilët përmes mashtrimit kompjuterik u shkaktonin dëm shtetasve të huaj.

Të arrestuarit të cilët u dënuan me masën ‘Detyrim paraqitje’ janë:

1.Elisa Kolndreu
2. Olda Shpendi
3. Aishe Baci
4. Senada Alija
5. Sonila Alija,
6. Ervin Osja,
7. Nikolin Toma
8. Ysniela Dalipi

Ndërkaq, vazhdojnë të jenë të shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

1. Paëel Ëziontek, (shtetas polak)
2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)
3. Klodian Memo

Këta tre shtetas dyshohet të jenë drejtuesit e grupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA