Xavi Hernandez debuton me fitore në stolin e Barcelonës në derbin e Katalunjës përballë Espanyolit, por duhet pranuar që skuadra “blaugrana” ishte me shumë fat që në 10 minutat e fundin e takimit nuk pësoi gol.
Gjithsesi, një nisje me këmbën e mbarë për 41-vjeçarin, që shijoi suksesin e parë në LaLiga me ekipin ku fitoi gjithçka si futbollit.
Goli që vendosi sfidën u shënuan nga Memphis Depay me 11-metërsh sapo nisi pjesa e dytë. Espanyoli reagoi sidomos pas minutës së 70-të, duke iu afruar disa herë golit, por ishte thjesht i pafat. Raul de Tomas humbi një mundësi të mirë në të 70-të, ndërsa në të 82-tën goditi shtyllën nga distanca.
Landry Dimata nuk mund t’u besonte syve në të 84-tën, kur i vetëm pranë zonës së portierit goditi jashtë. Raul de Tomas, dy minuta më vonë goditi sërish shtyllën me kokë, si për të konfirmuar fatin e keq në këtë mbrëmje.
Top Channel