Spanja po përgatit kthesën historike për Kosovën, “The Objective”: Vendimi tani shpejt

20/11/2021 16:18

Gazeta spanjolle “The Objective” thotë se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozicionit të Madridit zyrtar lidhur me Kosovën.

Sipas kësaj gazete, një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Raportimin e saj, “The Objective” e mbështet tek burime diplomatike të cilat thonë se fillimisht, Spanja pritet që të hap një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Një veprim i tillë do të bëhet duke ndjekur modelin e Franco-s me BRSS-në, pra pa nënkuptuar njohjen e plotë.

Më pas hapat e tjerë. Megjithatë, burime diplomatike nga Zyra për Informim Diplomatik i kanë thënë gazetës se këto opsione nuk janë në tryezë për momentin pasi të tjera ide janë duke u studiuar Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja foli më herët Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili tha se Spanja nuk do ta njohë në rrugë diplomatike Kosovën përsa kohë nuk ka një marrëveshje mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë, për të parën herë ai i hapi derën bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Ai deklaroi hapur se Spanja dëshiron që të jetë më e përfshirë në rajon dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës.

Duhet bërë disa marrëveshje kompromisi dhe ne jemi duke shqyrtuar pikërisht disa forma për këtë”, është shprehur ai.

Gonzalez-Barba shtoi se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA