Sondazhi: Shumica në Europë mbështesin pasaportën e vaksinës

20/11/2021 15:45

Pasaportat e vaksinave gëzojnë mbështetje të konsiderueshme në të gjithë Europën, sipas një sondazhi të realizuar nga YouGov, teksa një valë e katërt infektimesh i ka nxitur një sërë vendesh të vendosin kufizime më të ashpra për njerëzit që nuk janë vaksinuar plotësisht.

Projekti vjetor i Globalizmit YouGov-Cambridge tregon se shumica e të intervistuarve në 10 shtete ku u krye anketimi, mbështesnin plotësisht vërtetimin e detyrueshëm të vaksinimit për evente të mëdha , e po kështu është më i lartë numri i personave që e favorizojnë përdorimin e këtyre lejeve në kafene, restorante dhe palestra sesa i atyre që e kundërshtojnë atë.

Mbështetja e gjerë për certifikatën e imunizimit nga Covid 19, erdhi në një kohë kur njerëzit po shfaqen gjithmonë e më të pakënaqur me performancën e qeverive të tyre në trajtimin e pandemisë, si dhe me kufizimet në përgjithësi.

Duke u përballur me numra rekord të infektimeve, Austria këtë javë fillimisht vendosi një “izolim të të pavaksinuarve”, pasuar nga një karantinë e përgjithshme- dhe një vendim për t’i bërë vaksinat të detyrueshme nga shkurti.

Gjermania njoftoi planet për të kufizuar aktivitetet e kohës së lirë për të pavaksinuarit në zonat me nivele te larta shtrimi në spital.

Greqia tha se nga e hëna do të ndalojë personat pa leje vaksinimi që të hyjnë në kinema, teatro e palestra, Republika Çeke dhe Sllovakia morën hapa të ngjashëm ndërsa Suedia muajin e ardhshëm do të kërkojë një pasaportë vaksine për eventet ku grumbullohen më shumë se 100 persona.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta