Një serb 59 vjeçar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij shqiptare 50 vjeçe, por nuk tentoi të largohej nga vendngjarja e u prangos pikërisht aty.
Episodi i rëndë ndodhi në Innsbruck të Austrisë. Burri ia kishte rrëfyer vrasjen një fqinji, i cili telefonoi menjëherë policinë për të raportuar krimin.
Në pohimin që bëri më pas para hetuesve, serbi tha se ishte ndjerë i provokuar nga gruaja gjatë një sherri me të, dhe në nerva e sipër ka rrëmbyer thikën.
Por ndërkohë, nuk ka dhënë detaje të tjera e tani priten rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë të gruas nga Shqipëria, identiteti i te cilës nuk është bërë i ditur.
Mediat thonë se 50 vjeçarja kishte disa plagë në kurriz dhe në pjesën e krahëve, me të cilët është përpjekur të mbrohet prej goditjeve të tërbuara të të shoqit.
Punonjësit e ndihmës së shpejtë u përpoqën ta ndihmonin gruan, por ajo tashmë kishte ndërruar jetë.
Top Channel