Një pilot i forcave ajrore amerikane humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosë rëndë pas përplasjes në pistë të dy avionëve supersonikë të tipit T-38 Talon të përdorur për trajnim.
Ngjarja ndodhi në bazën ajrore Laughlin në Teksas.
Njëri nga pilotët vdiq në vend, ndërsa dy të tjerë u dëgjuan me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.
Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por mediat e huaja thonë se u bënë shumë aksidente fatale ushtarake tashmë, të cilat kërkojnë vëmendje.
Identiteti i viktimave të aksidentit nuk është bërë ende i ditur.T-38 Talon është një avion supersonik stërvitor dy vendesh, me dy motorë që arrin lartësi të mëdha.
Forcat Ajrore thonë se ai përdoret për një seri rolesh për shkak të “dizajnit, kostos jo të lartë operacionale, lehtësisë së mirëmbajtjes, performancës dhe rekordit të jashtëzakonshëm të sigurisë”.
T-38 Talon përdoret kryesisht nga Komanda e Edukimit dhe Trajnimit Ajror për trajnime të përbashkëta të specializuara universitare të pilotëve.
Top Channel