Lushnje/ Humb jetën 13-vjeçari, prindërit e gjetën të varur me litar në dhomën e tij
20/11/2021 18:47
Një 13-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në fshatin Golem.
Policia njofton se rreth orës 18:00 i mituri është sjellë në spitalin e Lushnjës nga prindërit, por pa shenja jete.
Ishin prindërit të cilët e gjetën 13-vjeçarin te dhoma e tij të varur me litar, ndërkohë që ai kishte mbyllur edhe derën.
“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, njofton policia.
Top Channel