Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden iu bashkua zërave që shtohen çdo ditë dhe kërkojnë të dine se ku është tenistja kineze Peng Shuai.
Biden deklaroi se është thellësisht i shqetësuar për jetën e tenistes kineze dhe i kërkon Kinës që të publikojë sa më shpejt prova të pavarura se sportistja është mirë.
Ndërkohë mediat kineze publikuan ditën e premte fotografi të Peng Shuait duke pretenduar se ajo gëzon shëndet të plotë.
Ish numri një në botë i tenisit në çift, është zhdukur që në datën 2 nëntor pasi akuzoi ish zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli se kishte abuzuar me të seksualisht.
Sot Peng Shuai zuri sot kopertinën e medias franceze L’ ekip, dhe fotoja e saj shoqërohej me frazën që prej ditësh ka pushtuar rrjetet sociale, ku është Peng Shuai?
Top Channel